Maliqi: PD do te fitoje ne qarkun e Beratit

09/06/2009 22:00

Kandidati i PD ne qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka shprehur bindjen e tij per fitoren e demokrateve ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Maliqi ka shpjeguar edhe arsyet perse ka braktisur krahun e majte dhe eshte bashkuar me PD.

“Do ta fitoj betejen, pasi e kam fituar edhe me pare. Zgjodha PD sepse ishte e vetmja force qe vleresoi kontributin tim dhe ambicjen time, ndersa e majta nuk i vleresoi”, ka pohuar Maliqi.

Sipas tij, ne keto kater vjet qeveria e PD ka bere me shume investime krahasuar me qeverisjen 8 vjecare te Partise Socialiste.

“Po te flasesh me shifra se cfare eshte bere ne 8 vjet me qeverisjen e PS dhe me ate qe eshte bere nga PD ne keto 4 vjet, do gjysme ore”, ka theksuar Maliqi.

“Vetem fshati Morave pas 5 vjetesh beri nje ujesjelles, vetem qendra e Lapardhase ka pasur tuba te ndryshkur. Investime jane bere vetem tani”, ka shtuar Maliqi, i cili ka replikuar me deputetin e PS, Erjon Brace.

“Zoti Brace te uroje qe eshte ky sistem elektoral, sepse po te ishte mazhoritar nuk do kishte guxim te kandidonte. Zoti Brace shtegton si zog. Pasi ka kandiduar ne shume rrethe tani po kandidon ne Kucove, pasi qytetaret e rretheve te tjera kane dale kunder tij”, ka shtuar Maliqi.

Top Channel