Lufta ndaj trafiqeve, super operacion ne Europe

09/06/2009 11:25

Arrestohen anetare te nje organizate trafiqesh e cila per tre vite me rradhe mendohet se ka futur me mijera emigrante klandestine ne Itali dhe ne te gjithe Europen.

Organizata kriminale kishte nje shtrirje te gjere me baza te saj ne Irak, Turqi si dhe ne disa vende te Europes.

Klandestinet grumbulloheshin ne Turqi, me pas transportoheshin me kamione mallrash per ne Greqi, nga ku vazhdonin itinerarin me linjat e trageteve Greqi-Itali.Ne disa raste emigrantet ilegale futeshin ne Itali edhe duke u nisur direkt nga Turqia. Qendrat kryesore te trafikanteve ne Itali ishin ne Rome, Milano dhe Ankona.

Kontrolle te imtesishme per kapjen e anetareve te kesaj organizate jane zhvilluar edhe ne Angli, Zvicer, Greqi, Turqi dhe Belgjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA