
Debatet e shumta mes te pandehurit dhe bashkepunetorit te drejtesise Bujar Buzani dhe te akuzuarve te tjere per masakren e Cerrikut, i kane detyruar forcat e “Briskut” ta ruajne me trup brenda te njejtit kafaz te penduarin, qe tashme ndjek seancen gjyqesore i izoluar nga te bashkeakuzuarit e tjere.
Ndryshe nga seancat e merpashme, forcat e repartit “Brisku”, qe mbrojne jeten e te penduarve e bashkepunetoreve te drejtesise, e kane ruajtur Buzanin pergjate gjithe gjyqit ne menyre qe ai te mos kercenohet prej te vellait Tomorr Buzani dhe kusheriri i tij i pare.
Ne seancat e meparshme Bujar Buzani ka treguar si ndodhi masakra e Cerrikut, ku u vrane gjashte gardiste dhe u plagosen disa oficere policie.
Por deklaratat e tij, qe implikonin Llazar Bicen, Roland Xhepexhiun dhe Met Mozin nxiten reagimin e ashper te te pandehurve, mes te cileve edhe te vellait e kusheririt qe e pohuan se Bujar Buzani po perdorej nga prokuroria.
Vete i penduari iu pergjigj atyre se e kishte mesuar Zoti te pendohej, gje qe solli edhe replika te ashpra mes tyre.
Perkunder ketyre seancave, ku Buzani shfaqet ngjitur me te akuzuarit e tjere, per te shmangur situata te tilla forcat e “Briskut” e kane menjanuar dhe e ruajne me maska me kushte sigurie te ngjashme sikurse mbrojtja e Adriatik Colit, vetem se ky i fundit mbahet i rrethuar jashte kafazit ku qendrojne te akuzuarit e tjere.
Top Channel