Endrrat na ndihmojne te krijojme

09/06/2009 11:45

Endrrat ndihmojne kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve. Gjate nje faze te gjumit te quajtur “REM” (Rapid eyes movement-Levizje te shpejta te syve), truri yne shpreh kapacitetet e veta maksimale te prodhimit dhe krijimit.

Studimin e kreu Sara Mednick,nga Universiteti kalifornian i San Diego-s, e cila shpjegon se si faza e “REM” ndihmon ne zgjidhjen e problemeve qe kerkojne bashkimin e ideve, koncepteve dhe fjaleve.

Rezultatet e studimit, u publikuan ne revisten Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).

Disa persona kryen testin e kreativitet te quajtur Remote Associates Test (RAT), ne te cilin jepeshin tri fjale me qellim gjetjen e nje te katerte qe te ishte e pershtatshme me to.

Studiuesit pane se pas nje pushimi ne fazen REM, pjesemarresit ne test paten nje rezultat me te mire duke gjetur me shpejt fjalen e katert te pershtatshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA