
“Rikandidimi im nuk eshte ambicie personale dhe per karriere dhe kete gare nuk e shikoj as si beteje dhe as si lufte”. Ky ka qene komenti i kandidatit socialist per Qarkun e Beratit, Erjon Brace ne “Top Story”.
Ne vijim, ai ka theksuar se ky qark vuan shume nga infrastruktura rrugore. “Sot Qarku i Beratit nuk ka rruge qe ta lidhe me Lushnjen, Kucoven, Elbasanin e Skraparin. Do ofrojme nje force politike te transformuar qe ka korrektuar veten dhe marredhenien e saj me njerezit”, shprehet Brace.
Ai ka hedhur akuza ne drejtim te PD-se, duke shtuar: “Berati ka marre nje prove te forte te marredhenies se tij me PD-ne ne vitin ‘96 dhe nje prove me te rende akoma ne ’97-en, ashtu sic ka marre nje prove te rende te trafikimit se qenieve njerezore”.
Brace eshte shprehur gjithashtu se qeveria e ketyre kater viteve nuk ka investuar ne Berat. “Berati si 1/12-a pjese e Shqiperise, i takonin 219 milione dollare. Ne rast se do kishte qene tjeter historia, Berati sot nuk do kishte qene pa rruge. Gjysme milioni euro iken dem pasi rruga qe e lidh Beratin me Uren Vajgurore i ngjan nje rruge me arna. Kane munguar parate qe duhet te kishin ndikuar ne permiresimin e asaj infrastrukture”, shtoi deputeti socialist. Brace foli gjithashtu edhe per boshtin e jugut, duke thene se ne keto 4 vjet nuk eshte shtruar asnje meter dhe per me teper nuk ka nje projekt te sakte per kete rruge.
Top Channel