Berisha: Edi Rama, eshte e shkuara

09/06/2009 15:50

Fushata qendrore e Partise Demokratike eshte vendosur ne qarkun e Lezhes, me 7 mandate deputetesh.

Ne Lac, kreu i demokrateve, Sali Berisha, ftoi qytetaret te zgjedhin numrin 10 ne fleten e votimit, duke zgjedhur sic tha ai mes te shkuares dhe te ardhmes.

“Vota majtas eshte vote prapa. Asnje vote nuk duhet te shkoje per Edi Ramen, sepse ai eshte e shkuara dhe nuk beson te shqiptaret”, u shpreh Berisha.

Tashme, pjese e turit elektoral te Sali Berishes eshte edhe nje thirrje per Edi Ramen, gje te cilen ai e beri edhe ne takimin e Rreshenit.

“Me duhet te te ftoj serish se ke edhe dy dite kohe per t’u bere burre, po druaj se ti nuk do te behesh kurre. Jam gati te ndryshoj ligjin dhe ta vesh veten ne krye te listes se partise tende, ne respekt te socialisteve, te cilet nuk do te pranonin kurre nje skene te tille”, u shpreh Berisha.

Por, numerimi mbrapsht deri me 28 qershor ka shtuar dozen e akuzave te kreut te demokrateve kunder kreut te socialisteve, kur ne takimin e Rreshenit zoti Berisha u kerkoi voten qytetareve edhe ne emer te rruges Durres-Kukes.

“Kam besim te madh se juve do t’u prije mencuria dhe kete radhe do t’i jepni ndeshkimin e merituar armikut te rruges”, u shpreh Berisha.

Si gjithmone gjate ketyre dhjete diteve te para te fushates elektorale, zoti Berisha ftoi qytetaret te pajisen me dokumenta identiteti.

Top Channel