Presidenti dekoron kengetarin Al Bano

08/06/2009 13:45

Presidenti i Republikes, Bamir Topi dekoron kengetarin e madh italian, Al Bano Karrizi me Urdherin e Larte “Nene Tereza”.

Dekorimi u be me motivacionin se “Al Bano, eshte nje personalitet i shquar i muzikes italiane, qe me artin dhe talentin e tij te rralle evidentoi dhe perçoi tek publiku vlerat e medha te humanizmit, lirise dhe te nje shoqerie me te drejte, mikut te çmuar te Shqiperise dhe shqiptareve, dashuria per te cilet u be pjese e jetes se tij”.

“Kam qene deshmitar i nje ndryshimi pozitiv e sot jemi ketu per te celebruar edhe ate moment.Faleminderit Shqiperi! Faleminderit zoti President! Faleminderit shqiptare!’”, u shpreh kengetari Al Bano.

Me pas, Presidenti i Republikes zbuloi dhuraten simbolike te bustit te kengetarit me fame boterore dhe shume te dashur per shqiptaret, Al Bano, dhurate per te cilen vete artisti italian u shpreh i impresionuar per kete nder te rralle e kujtim te mrekullueshem.

Top Channel