
Pas fitores 2-1 me Shqiperine, portugezet e drejtuar nga Karlos Kueiroz kane zhvilluar nje tjeter seance stervitore ne Tirane.
Perpara miqesores qe do te luajne te merkuren ne Estoni, luzitanet kane zbritur ne tapetin e stadiumit “Selman Stermasi”. Edhe pse te gezuar per tri piket perballe kuqezinjve te Kuzhe, ata kane pranuar veshtiresite. “Ishte vertet e veshtire. Na u desh te luftonim deri ne fund per te marre rezultatin qe kerkonim.
Nje fitore e vuajtur, por e merituar”, deklaroi Hugo Almeida, i cili shenoi golin e pare te Portugalise. Edhe trajneri Kueiroz keshtu mendon, madje ai nuk e fsheh deshiren qe kuqezinjte te frenojne rivalet e tyre direkt ne grup.
“Shqiperia luajti mjaft mire. Shpresoj qe te njejten gje ta beni edhe kunder Danimarkes dhe Suedise dhe te merrni rezultate pozitive perballe ketyre skuadrave”, deklaroi ai. Ne stervitjen e fundit ne Tirane nuk moren pjese Deko, Bosingua, Moutinjo, Kristiano Ronaldo dhe Simao.
Top Channel