Pas nje misioni shume impenjativ ne Lindjen e Mesme dhe ne Evrope, Barack Obama vendos te qetesohet me familjen e tij, duke i dhuruar vetes, gruas Michelle dhe dy vajzave, nje dite prej turistesh ne Paris.

Para se te merrte Air Force One drejt Washingtonit, presidenti amerikan dhe zonja e pare, Michelle shkuan ne Qendren Pompidou, ku vizituan nje sere veprash arti.

Pushimet pariziene te familjes presidenciale nisen ne fakt qe te shtunen mbrema, kur u be edhe vizita ne Katedralen e Notre Dame.

Me pas me disa miq, pati edhe nje darke ne “La Fontaine de Mars”. Nje kamarier i lokalit tradicional francez tregoi se ne tavoline u sherbye vetem uje dhe aspak vere.

Gjate dites se tij te pushimit, Obama nuk caktoi asnje takim tjeter me ciftin Sarkozy, duke i lene te kuptoje te gjitheve se kishte nevoje te shpenzonte disa ore me familjen e tij.

Top Channel