Kore e Veriut, 12 vjet pune te renda dy gazetareve
08/06/2009 18:25
Jane denuar me 12 vjet pune te renda dy gazetaret amerikane te arrestuara ne mars ne Korene e Veriut.
Presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur shqetesimin e tij per gjendjen e tyre, nderkohe qe Shtepia e Bardhe ka njoftuar se po shfrytezon te gjitha kanalet per te siguruar lirimin e dy reportereve.
Ato u arrestuan nga autoritetet e Penianit pasi akuzohen se kane hyre ne vend ne menyre ilegale dhe per qellime dashakeqe.
Top Channel