Europianet e lashte gatuanin biftek me mamuth

08/06/2009 19:20

Nese popullsite e lashta te Europes do shihnin menyren se si gatuajne njerezit e sotem, ndoshta do kishin qeshur duke pare copat e vogla te biftekut qe hedhim ne zgarre.

Plot 29 mije vjet me pare, njerezit kishin krijuar kuzhina te medha ne te cilat piqnin mamuthet, kafshe te cilat me pas u zhduken. Zbulimi eshte bere ne zonen Pavlov VI qe ndodhet ne Republiken Ceke, afer kufirit me Sllovakine dhe Austrine.

Sipas arkeologeve, ky vend eshte shume i vecante pasi po i ndihmon te ndertojne jeten e banoreve mijera vjet me pare dhe kete po e bejne duke studiuar kuzhinen e tyre. “Zbulimi eshte shume i rendesishem sepse tregon si ata njerez kane pasur kontrast te madh jetese ne krahasim me shume grupime te tjera te periudhes se Paleolitit. Diferenca mes tyre eshte sepse pikerisht keta njerez gjuanin mamuthe”, shprehet kreu i kerkimeve Jiri Svoboda.

Ne zonen e kerkimit ai ka gjetur eshtrat e nje mamuthi qe mendohet se ka sherbyer per vaktin e radhes. Bashke me keto eshtra jane zbuluar edhe ato te dhelpres arktike, nje ariu, kali, etj. “Menyra si eshte gatuar mamuthi na kujton kohet tona ku disa gure ngroheshin nga zjarri dhe ne to piqeshin pjese nga kafshet”, shprehet kerkuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA