Ambienti, treni rezulton me ndotes se avioni

08/06/2009 18:45

Kush ka menduar se nje avion e ndot me shume planetin se sa nje tren, gabon rende.

Sipas nje studimi amerikan te kryer ne Universitetin e Kalifornise per 11 mjete te transportit, treni ia kalon avionit per nga demi qe i shkakton Tokes. Duke llogaritur numrin e pasagjereve qe transporton, numrin e kilometrave qe pershkon, konsumin e binareve dhe stacionet, rezulton se treni ka nje kosto me te madhe ambientale.

Sipas ketij studimi, trenat rezultojne me te demshem sepse emetojne me shume gazra ne atmosfere, duke nxitur efektin serre. Nga ana tjeter, transporti ajror rezulton me i paster duke llogaritur sherbimet mbeshtetese qe kerkon.

Mjeti i pare ne listen e ndotesve te ambjentit eshte makina, madje ne rastet ku autobuset udhetojne bosh, atehere impakti negativ per natyren eshte shume i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA