
Nje dite pas fitores qe i jep ende shpresa Portugalise per kualifikimin e boterorit Afrike e Jugut 2010, brazilianet e Evropes kane zbritur ne stadiumin “Selman Stermasi” per te zhvilluar nje seance stervitore.
Trajneri Keiroz i cili vazhdon te jete ne rrezik per pozicionin e tij, shprehet i cliruar pas perballjes se “Qemal Stafes” te shtunen ne mbremje.
Mister, cfare mund te na thoni per fitoren ndaj Shqiperise ne minutat shtese?
Ishte nje ndeshje shume e veshtire per ne, Shqiperia luajti shume mire sepse ka lojtare te tille. Tani e besoj zotin Kuzhe dhe shpresoj qe ata mund te fitojne me Danimarken ketu dhe te marrin nje rezultat te mire me Suedine ne transferte. Shqiptaret besojne tek zoti Kuzhe. Ne luajtem ne maksimumin tone kunder Shqiperise pasi na duhej ajo fitore. E perseris, shpresoj qe Shqiperia te marre rezultate pozitive me Danimarken dhe Suedine”, eshte shprehur Keiroz.
A mendoni se fitorja juaj ishte nje rezultat i drejte per kete ndeshje?
“Mund te them se fitorja ishte nje rezultat i drejte, Portugalia krijoi shume raste dhe dominoi lojen. Megjithate edhe Shqiperia luajti mire. Ne pjesen e dyte Portugalia krijoi me shume raste. Ne pjesen e pare luajtem me zemer, ndersa ne pjesen e dyte luajtem me zemer dhe me mendje dhe si rrjedhoje morrem nje rezultat pozitiv”, tha Keiroz.
Pas ketyre tre pikeve besoni me shume te kualifikimi?
“Ne gjithmone kemi besuar tek kualifikimi, kjo eshte nje maratone dhe vetem ne finish do te shohim rezultatin”, deklaroi Keiroz.
Ndeshja e radhes se Portugalise do te jete diten e merkure ndaj Estonise, ku ne radhet e portugezeve nuk do te jene emrat e medhenj si Kristiano Ronaldo apo Deko, te cilet jane larguar nga Tirana diten e diel paradite.
Top Channel