Berisha ne Rrogozhine dhe Patos

07/06/2009 16:35

Kryeministri, Sali Berisha ne vijim te fushates zgjedhore ka qene ne qytetin e Rrogozhines nga ku premtoi se qeveria e drejtuar prej tij ne 4 vitet e mandatit te dyte, do te ndermarre nje sere reformash per te nxitur punesimin ne te gjithe vendin.

Kreu i demokrateve premtoi financim per te gjitha projektet qe do te paraqiten nga fermeret, ngritjen e nje sistemi modern vaditjeje dhe shumefishimin e grantit per fermeret.

“Per te nxitur punesimin ne zonat e varfera te vendit, qeveria do te heqe taksat per pese vjet per biznesin. Ftoj shqiptaret qe te ecim se bashku drejt fatit tone te perbashket, Shqiperia ne Evrope”, theksoi Berisha.

Edhe ne Patos ai vuri theksin tek punesimi si nje shtylle e programit qeverises se demokrateve.

“Ne kater vite te qeverise, do te filloje puna ne gjashte parqe industriale. Ne kater anet e vendit do te behen ujesjellsa dhe kanalizime”, eshte shprehur ai.

Berisha nuk kurseu as akuzat ndaj kryesocialistit Edi Rama.

“Te jape kater dite kohe te mbledhim parlamentin dhe te ndryshojme ligjet. Dil ne krye te listes, dil tani! Shqiptar je edhe ti, dil ne shesh te zhvillojme kete beteje”, tha kreu i PD-se.

Top Channel