Tetris, loja e famshme qe mban te mberthyer qindra milione perdorues, sot mbush 25 vjec.

Lindi ne 6 qershor te vitit 1984 dhe nuk tregon moshen e vertete prej cerekshekulli.

Megjithese tani kane dale shume lojera te reja, Tetris nuk e ka humbur ‘joshjen’ dhe vazhdon te luhet si ne PC e videolojera portabel, ashtu edhe neper telefona celulare.

Koha ndonjehere kalon bukur me blloqe kuadratesh apo kendesh qe puthiten mire pas njeri-tjetrit duke ndertuar murin, qe ngjitet gjithnje e me larte dhe te shton numrin e pikeve.

Aftesia pamore, qetesia dhe ndonjehere edhe durimi sjellin suksesin te Tetris.

Top Channel