Reality show; martese me nje te panjohur

06/06/2009 12:35

Ne televizionin amerikan Fox po tentohet te shfaqet nje reality show, i perqendruar ne nje ide krejt te vecante.

Nje grup nusesh te ardhshme prezantohen ne program pa i takuar me pare bashkeshortet e tyre. Ciftet do te qendrojne ne fshehtesi te plote ndaj njeri-tjetrit deri ne momentin e shkembimit te unazave.

Kjo ide, qe ngjan paksa me ritet shqiptare te shekullit te kaluar, duket se do te marre interesin e publikut.

Programi titullohet “I married a stranger” (U martova me nje te panjohur). Nuk dihet ende nese programi do te transmetohet per publikun, por gjithsesi polemikat rreth tij jane te medha. Deri me sot eshte transmetuar vetem nje seri pilot.

Ne cdo pjese te reality show, nje grua e zhgenjyer nga eksperiencat e saj te meparshme sentimentale pranon qe te martohet ne televizion me nje burre qe nuk e ka takuar kurre me pare.

Ndersa gruaja pret bashkeshortin e ardhshem, familjare dhe miq te saj perzgjedhin hap pas hapi dy kandidatet me te forte nga gjashte konkurrente. Ne diten e dasmes, dy finalistet do te shkojne ne ceremonine e kishes, po vetem njeri do te mund te hipe ne altar.

Sipas planeve te televizionit amerikan, vetem pak kohe pas marteses, do te publikohen foto dhe pjese nga muaji i tyre i mjaltit, apo si ka ecur jeta pas evenimentit te madh.

Top Channel