Dy banka merren ne pyetje nga Konkurrenca

06/06/2009 08:00

Dy nga operatoret me te medhenj ne tregun e bonove te thesarit jane marre ne pyetje nga Autoriteti i Konkurrences disa dite me pare, behet e ditur nga burime jozyrtare.

 Autoriteti po heton per te pare nese ka shkelje te rregullave te konkurrences ne tregun e borxhit te brendshem te denominuar ne leke, ku çdo vit qarkullojne rreth 400 miliarde leke dhe ku realizohen fitime prej mbi 35 miliarde lekesh.

Tregu vijon te kontrollohet nga pak banka qe nga koha kur sistemi bankar qe ne mazhorance nen pronesi shteterore dhe shume shpesh qeveria ka qene ne dore te pak subjekteve per te rifinancuar borxhin publik, gje qe ka sjelle rritje interesash.

Autoriteti i Konkurrences pritet te shqyrtoje te dhenat per te pare nese bankat e nivelit te dyte kane perjashtuar apo jo publikun e gjere nga mundesia per te blere bono thesari. Bankat kane rolin e agjentit kur individet blejne bono thesari, por disa prej tyre kane zbatuar komisione diskriminuese per sherbimin e transferimit te depozitave te qytetareve nga llogarite individuale te bonot e thesarit qe emetohen nga Banka e Shqiperise ne emer te Ministrise se Financave.

Ndalimi i konkurrences permes skemave te tilla eshte ne shkelje te ligjit per konkurrencen ne Shqiperi, por ekspertet mendojne se eshte shume e veshtire qe fenomene te tilla te dokumentohen dhe te ndeshkohen. Ne rast se Autoriteti i Konkurrences i gjen fajtore bankat per shkelje te konkurrences, ka te drejte t’i ndeshkoje me gjoba qe variojne nga 2 deri ne 10 per qind te xhiros vjetore per te gjithe periudhen kur konkurrenca eshte shkelur.

AK ka hetuar dhe gjobitur me pare kompanite celulare, kompanite e sigurimeve dhe ato te prodhimit te betonit, por gjobat e firmosura nuk jane ekzekutuar asnjehere.

Nga ana tjeter, shpesh institucionet shteterore kane qene te perfshira ne vendimet qe sjellin shkelje te konkurrences dhe ne keto raste, AK nuk ka hapesire ligjore per te gjobitur. AK ka hartuar shume rekomandime per institucione te ndryshme publike, perfshire Keshillin e Ministrave, per shfuqizimin apo ndryshimin e akteve qe kane sjelle kufizim te konkurrences apo situata monopol. Por edhe ne keto raste, institucionet publike nuk e kane ndjere veten te detyruar te ndermarrin masa korrigjuese.

Top Channel