Barcelona, Milito vazhdon te vuaje nga gjuri

06/06/2009 15:55

Mbrojtesi i Barcelones, Gabriel Milito vazhdon te vuaje nga nje demtim i rende qe e detyroi te qendronte ne shtepi gjate sezonit qe sapo u mbyll.

Ai duhet te prese edhe disa kohe per t’u rikthyer ne stervitje bashke me shoket e skuadres. Milito u demtua ne ndeshjen gjysmefinale te Champions League gjate vitit te shkuar kunder Manchester United.

Por kalvari i vuajtjeve duket se nuk ka perfunduar pasi ne nje deklarate zyrtare, mbrojtesi argjentinas deklaron se eshte operuar ne Buenos Aires per shkak te dhimbjeve ne gju. Nderkohe, koha e rekuperimit te tij do behet e ditur gjate javes se ardhshme.

Top Channel