
McLaren Mercedes rizgjohet ne pisten e Stambollit. Skuderia anglo-gjermane ka regjistruar kohen me te mire gjate provave te lira me finlandezin Heikki Kovalainen 1:28:841.
Pas tij vjen spanjolli Fernando Alonso me Renault dhe Nico Rosberg me Williams. Gjate pjeses se pare dhe te dyte te testeve, protagonistet e sezonit, Button dhe Barrichello kane qene ne hije, pasi kane regjistruar kohe shume larg vendit te pare.
Forme te dobet ka treguar edhe Ferrari, por drejtori Stefano Domenicali qeteson tifozet, duke thene se eshte optimist per garen e se dieles. “Kjo dite na ka dhene mjaft ide se cfare duhet te rregullojme dhe jam shume i kenaqur. Jam i sigurt se do arrijme rezultate te mira edhe pse kushtet e pistes ishin shume anormale”, shprehet Domenicali.
Top Channel