
10 ditet e para me futbollistet e kombetares shqiptare, mesa duket kane qene te mjaftueshme per trajneri Josif Kuzhe per te ndertuar ne koken e tij skemen qe do te luaje perballe Portugalise.
Ne konferencen e fundit per shtyp para sfides se te shtunes, tekniku kroat ka pohuar se skuadra qe ai drejton eshte e motivuar per nje rezultat pozitiv edhe pse do te jete shume e veshtire. “Jam shume i lumtur qe kemi bere nje pergatitje te mire. Gjate ketyre diteve kam pare lojtare te motivuar dhe mendoj se jemi nje grup kompakt. Ne do te luajme me nje besim ne veten tone ne kete ndeshje. Nuk mund te them me 100% qe do ta fitojme kete ndeshje, por them qe do te bejme nje loje te mire. Kam nje ndjenje te mire brenda vetes, kemi nje ekip kompakt dhe gjithashtu lojtare cilesore”, shprehet Kuzhe.
Mesfushori Ervin Bulku, deklaron se kuqezinjte nuk do te tremben nga emrat e medhenj te Portugalise. “Asnje nga ne nuk ka pse t’i trembet Ronaldos e Dekos. Nese japim maksimumin dhe kryejme detyrat mund te arrijme nje rezultat si ne Brage”, thekson mesfushori. Deklarates se trajnerit Keiroz se, Portugalia nuk do te pesoje fatin e Shqiperise, i eshte kunderpergjigjur mesfushori Lorik Cana. Keiroz duhet ta dije se shqiptaret jane krenare dhe do jene perhere krenare qe jane shqiptare”, thekson Cana.
Pas mberritjes ne Tirane, trajneri i Portugalise Keiroz ka treguar se i ka akoma te forta kujtimet e Brages, kur nje ekip te panjohurish i rrembyen atij nje barazim, duke pohuar edhe njehere veshtiresine e kesaj ndeshjeje. “Eshte nje ndeshje e veshtire por ne kemi shume besim”, deklaron nga Tirana tekniku luzitan.
Top Channel