
Roxher Federer – Robin Soderling do te jete finalja e madhe e tenisit e turneut te Parisit, Roland Garo.
27 vjecari zviceran ka mundur me veshtiresi 3-2 me sete argjentinasin Del Potro dhe del serish ne finale, por per here te pare pas kater vjetesh kundershtari i tij nuk do te jete mbreti i fushes me dhe, Rafael Nadal.
Tashme per Federer ky eshte shansi i mire per te fituar te vetmin trofe qe i mungon ne palmersin e tij me 14 tituj te ndryshem, por me pare duhet te munde Soderling i cili behet suedezi i pare pas 9 vjetesh qe del ne finalen e Roland Garo.
25 vjecari Soderling ka mundur ne gjysmefinale kilianin Fernando Gonzalez, pas nje ndeshjeje qe zgjati rreth 3 ore e gjysme.
Me pare suedezi ishte protagonisti i eleminimit te spanjollit Rafael Nadal qe eshte njekohesisht dhe tenisti me i mire ne bote.
Top Channel