Chelsea, Lampard entuziast per trajnerin Ancelotti

05/06/2009 16:55

Emerimi i trajnerit Carlo Ancelotti ne krye te stolit te Chelsea mbeshtetet plotesisht nga Frank Lampard.

Flamuri i skuadres londineze ka thurur elozhe per teknikun italian nga qendra stervitore e kombetares se Anglise ku po pergatitet per ndeshjen kunder Kazakistanit.

“Gjithcka qe ai ka bere ka qene pozitive. Si njeri dhe trajner ai eshte pozitiv. E kam marre vesh per emerimin por nuk ndodhesha ne klub. Te gjithe lojtaret jane te gezuar dhe optimiste per te ardhmen. Kemi nje skuader shume te forte dhe sigurisht qe do bejme gjera te medha ne sezonin e ardhshem”, shprehet Lampard.

Para dy ditesh, levdata ne drejtim te trajnerit italian erdhen edhe nga futbollisti i Liverpool, Steven Gerrard qe e cilesoi Ancelotti-n nje trajner te madh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta