Beqiri e ka gati “murin”

05/06/2009 09:10

Elvin Beqiri mban mbi shpatulla 42 ndeshje me bluzen e Kombetares, shume prej te cilave kane qene kunder skuadrave te medha. eshte perballur dy here me Kristiano Ronaldon & Co., ndaj nuk impresionohet shume nga emrat e medhenj.

Portugalia vjen te shtunen ne Tirane per te marre me çdo kusht fitoren, por ai se bashku me koleget e repartit po pergatisin nje mur te pakalueshem, tek i cili do te duhet te perplasen yjet portugeze dhe te gjitha ambiciet e tyre.

“Eshte e vertete qe Portugalise nuk i duhet asnje rezultat tjeter veç fitores, pohon mbrojtesi shkodran. Shpresojme qe te japim maksimumin ne mbrojtje, por edhe si ekip te mos gabojme, pasi jemi para tifozeve tane dhe ata presin shume nga ne, aq me teper qe ne dy ndeshjet e fundit i kemi zhgenjyer disi”.

Per momentin nuk eshte i sigurt se cili do te jete pozicioni qe ai do te mbaje ne fushe, por gjithsesi garanton se eshte gati te jape me te miren e tij per te ndalur portugezet. “Mendoj se trajneri nuk e ka percaktuar akoma skemen perfundimtare, por ne cilindo pozicion qe do te urdheroje qe une te luaj, do te perpiqem te jap maksimumin”, siguron Beqiri.

Kristiano Ronaldo eshte nje “njohje e vjeter” per te, pasi kunder tij ka luajtur edhe dy here te tjera. Perballja e pare daton me 11 tetor 2003 ne miqesoren e famshme te humbur 5-3 nga kuqezinjte.

Ndersa e dyta u perket eliminatoreve te Boterorit 2010 ne grup me 15 tetor 2008, kur kuqezinjte befasuan me nje 0-0 ne Braga. Edhe pse ne sfiden e neserme Ronaldo shikohet si rreziku kryesor per mbrojtjen tone, Beqiri nuk terhiqet: “Kjo eshte hera e trete qe une do te luaj kunder Ronaldos dhe nuk mendoj se do ta kem shume problem. E rendesishme eshte te bejme nje loje te mire kolektive dhe te mos u trembemi kualiteteve te kundershtareve”.

Ai mendon se per te frenuar yllin e Mançesterit, Dekon apo edhe emrat e tjere te medhenj qe nuk i mungojne Portugalise, do te duhet te zbatohen detyrat e dhena nga trajneri Kuzhe. Nderkohe qe beson se “do te ishte me efikas nje mbulim ne zone, te mos krijojme hapesira te lira per ta, sepse Portugalia ka shume lojtare te mire, qe i shfrytezojne shume keto zona te lira”.

Me te lene pas impenjimet me Kombetaren (ndaj Portugalise neser dhe me 10 qershor miqesoren me Gjeorgjine), Beqirit do t’i duhet te rikthehet te mendoje per te ardhmen e tij, e cila per momentin duket shume e pasigurt.

“Kam nenshkruar nje kontrate 1-vjeçare me Vllaznine ne muajin janar, qe do te thote se kam edhe gjashte muaj te tjere. Por do te shqyrtoj ofertat qe do te vijne dhe shpresoj te leviz”.

Nje nga motivet e largimit eshte pikerisht deshira per te luajtur ne nje kampionat te huaj, gje qe do t’i jepte mundesine ta kishte me te sigurt vendin ne Kombetare. “Synimi kryesor eshte ta vazhdoj karrieren ne nje klub jashte Shqiperise, por nuk e perjashtoj edhe ndonje mundesi brenda per brenda”, perfundon mbrojtesi.  
 
 

Top Channel