Mbrojtja kuqezi e gatshme per Portugaline

04/06/2009 15:40

Mbrojtja kuqezi do te jete reparti qe do te kete barren me te madhe ne sfiden me Portugaline.

Cristiano Ronaldo dhe shoket e tij do te jene gjithe kohes ne sulm, pasi pervec fitores cdo rezultat tjeter do t’u heqe atyre te drejten e aktivizimin ne Afriken e Jugut 2010.

“Shpresojme qe te japim maksimumin ne mbrojtje, sepse jemi para tifozeve tane. E rendesishme eshte te lozim ne kolektiv dhe te mos kemi frike nga kualitetet e Portugalise”, shprehet shkodrani Elvin Beqiri. Edhe Kristi Vangjeli ka kerkuar qe per te bllokuar Cristiano Ronaldon, te angazhohet e gjithe skuadra.

Nderkohe, trajneri i Portugalise, Queiroz, duke folur per mediat vendase, ka pohuar se ai dhe lojtaret e tij nuk duan te jene ne pozicionin e Shqiperise.

“Skuadra eshte shume e forte dhe mjaft entuziaste. E shoh ne syte e lojtareve qe ata duan te fitojne dhe te shkojne ne Afriken e Jugut dhe jo te jene ne pozicionin qe kane shqiptaret. Nuk kemi kohe per te humbur, padyshim qe do te jene 90 minuta te veshtira, por besoj se ne do te fitojme”, ka deklaruar tekniku portugez.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta