Zhdukja e Remzi Hoxhes, vijon pyetja e deshmitareve

02/06/2009 14:35

Ka vijuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda pyetja ish-punonjeseve te SHIK-ut pergjate viteve 1992-1996 per te hedhur drite mbi rrembimin e trefishte me pasoje zhdukjen e Remzi Hoxhes.

Pese prej tyre mes te cileve edhe ish-kryetari i SHIK-ut te Lezhes apo edhe personi qe arkivonte dokumente ne SHIK jane paraqitur ne gjykate, duke ju pergjigjur jo vetem prokurorit por edhe pyetjeve te gjykatesve.

Megjithe insistimin e prokurorit per te mesuar prej Aleks Hasanit ish-drejtues i SHIK-ut ne Lezhe se si funksiononte dega e Vainit, deshmitari tha se nuk dinte gje, pasi sipas tij kjo baze e sherbimit sekret nuk varej prej tij.

Po ashtu nuk dinin gje dhe nuk mbanin mend se si ishin informuar mbi rrembimin e Avdyl Lshajt, Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhes edhe deshmitaret e tjere, njeri prej te cileve pohoi se kishte qene me pushime gjate asaj kohe.

Ne gjykate ka deshmuar per torturat cnjerezore dhe rrembimin e Remzi Hoxhes ish-roja e Vainit, por edhe nje agjent i SHIK-ut ne Tirane si edhe Fatos Klosi.

Top Channel