Spanje, Aldomovar kunder gazetes “El Pais”

02/06/2009 18:20

Regjisori me i madh i Spanjes i kundervihet gazetes me te madhe te vendit. Pedro Aldomovar i ka derguar nje leter te hapur gazetes “El Pais”, duke e kritikuar per shkrimet analitike ndaj kinematografise.

“Shikoni filmat e mi dhe ndonje tjeter, ju lutem”, shkruan mes te tjerash Aldomovar, i cili nuk eshte dakort me analizen e para disa diteve te titulluar, “Kronika e zeze e Festivalit te Kanes”.

Aldomovar adreson nje sere kritikash edhe ndaj redaktorit te kultures ne kete gazete, Borja Hermoso, per te cilin thote se nuk ka guxuar as te shkoje ne prezantimin e filmit te tij “Los Abrazos rotos”. “Nuk eshte e mundur qe nje gazete si El Pais te gjeje nje njeri me te zotin per ta derguar ne festivalin me te rendesishem ne boten e filmit?”, shton Aldomovar.

Ne fund, ai thekson se nuk ka deshire te nise nje polemike me gazeten. “Kam qendruar per shume kohe ne heshtje por tani u lodha vertet. Jetojme ne nje vend te lire dhe kritiket e analistet nuk jane te paprekshem. Asnje qytetar nuk duhet te jete”, perfundon Aldomovar letren e tij.

 

Top Channel