Kamarieri vret pronarin e lokalit

02/06/2009 23:35

Pronari i nje lokali ne segmentin rrugor, Rinas-Fushe Kruje, ka mbetur i vdekur ne vend, pasi eshte qelluar disa here me thike nga nje prej punonjesve te tij.

Policia tha se, Sherif Memoci 51 vjec u gjet i vdekur ne ambjentet e lokalit dhe, sipas deshmitareve okulare, kamarieri i lokalit te tij, 25 vjecari Ibrahim Cengu e ka qelluar ate dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia tha se eshte vene ne ndjekje te autorit qe mendohet te mos jete larguar shume nga vendi i ngjarjes.

Pronari i lokalit Memoci dhe kamarieri Cengu kishin debatuar fillimisht me fjale dhe me pas gjate konfliktit fizik, kamarieri e ka qelluar ate me nje nga thikat e lokalit duke e lene te vdekur.

Top Channel