
Kater shekuj pasi William Shakespeare shkroi tragjedine e famshme te Romeos dhe Zhuljetes, ballkoni i tyre i dashurise ne Verona ka celebruar martesen e pare.
Nje martese jo dosido, por ate te futbollistit te skuadres se qytetit Hellas Verona, Luca Ceccarelli.
Keshtu te dashuruarit vendosen t’i japin ketu premtimin per dashuri te perjetshme njeri-tjetrit.
“Te martohesh ne kete vend eshte e mrekullueshme. Eshte nje vend romantik dhe jashtezakonisht i bukur”, thote Ceccarelli.
Ndersa nusja, Irene Lanforti thote se Verona eshte vendi ku ajo dhe bashkeshorti i saj rane ne dashuri, ndaj ishte shume bukur qe historia e tyre te kurorezohej pikerisht ketu.
Prej ballkonit ku u realizua kjo martese, Zhuljeta i premtonte dashurine e saj Romeos. Martesat civile brenda ketyre ambienteve behen me qellim shtimin e interesit te turisteve per Veronen.
Sipas kryebashkiakut te Verones, Flavio Tosi, kane mberritur tashme kerkesa edhe nga SHBA-te dhe Japonia per celebrim martesash ne kete vend te shenjte te dashurise.
Top Channel