Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Ata revolucionarizuan muziken per rreth pese dekada. Sot, disa prej kengeve te Beatles kthehen ne video-game.
Paul McCartney dhe Ringo Starr u shfaqen bashke ne prezantimin e Microsoft’s Electronic Entertainment Expo (E3) ne Universitetin e Kalifornise se Jugut per te mbeshtetur promovimin e lojes: “The Beatles: Rock Band”. E3 eshte nje video-game dhe nje kompani lojerash argetuese ne Los Angeles.
Dy pjesetaret e grupit historik qe kane mbetur gjalle performuan nje pjese muzikore perpara se te mbanin fjalen e rastit.
“Ne e duam kete emer qe i keni vene. Eshte fantastik! Kush e kishte menduar qe do te benin edhe dicka te tille?, tha McCartney.
Nga ana e tij, Starr tha se loja eshte interesante, grafika terheqe dhe se katershja historike dukej shume bukur.
Yoko Ono, vejusha e John Lennon, bashke me Olivia Harrison dhe Dhani Harrison, vejushen dhe djalin e George Harrison, ishin te pranishem ne salle, po nuk folen per audiencen.
Top Channel