
Presidenti francez Nicolas Sarkozy i ka kerkuar qeverise dhe gjithe institucioneve te tjera qe te bejne c’eshte e mundur per te rene ne gjurmet e avionit Air France, i zhdukur nga radaret mengjesin e sotem.
“I informuar kete mengjes per zhdukjen nga radaret te A330 qe pritej te vinte ne Paris nga Rio de Janeiro , presidenti i Republikes ka shprehur shqetesim te thelle dhe i ka kerkuar qevrise dhe institucioneve te bejne cdo gje per te gjetur avionin dhe per te hedhur drite sa me pare te jete e mundur per ngjarjen”, thuhet ne nje komunikate te shperndare nga presidenca.
Avioni pritej te mberrinte rreth ores 11:15 minuta ne Paris, nderkohe qe mendohet se mjeti flutures mund te jete rrezuar diku ne brigjet braziliane.
Top Channel