Suri Cruise ha vetem me shkopinj kineze
01/06/2009 13:50
Femijet kane shpesh kapricio, por kur behet fjale per vajzen e Tom Cruise dhe Katie Holmes, kerkesat jane te denja per nje yll kinemaje. E vogla Suri, tre vjec ha vetem duke perdorur shkopinj kineze.
Vajza me e perfolur e botes refuzon te perdore thiken dhe pirunin ne tavoline.
“Suri nuk pelqen te perdore instrumenta te tjere per t’u ushqyer vec shkopinjve kineze. Madje ajo nuk konsumoi nje dite as paninet dhe as ushqimet e saj pa shkopinj”, thote nje burim.
Katie Holmes nuk harron kurre te marre ne canten e saj edhe nje pale shkopinj pasi duhet te jete e sigurt se Suri do ta haje ushqimin e saj.
Top Channel