Sony, zbulohet Play Station i fundit

01/06/2009 19:20

Prej kohesh, te apasionuarit pas videolojrave jane ne pritje te versionit te ri PlayStation-Portable qe eshte prodhuar per te luajtur edhe kur nuk jemi para televizorit.

Ende pa u bere prezantimi zyrtar, ne panairin e Los Angeles diten e marte, pajisja mund te shihet online ku jepen edhe shume detaje per shpikjen me te re te kompanise Sony. Ekrani do jete 3.8 polesh, ndersa madhesia virtuale 16 gb. Kjo shpikje do hidhet ne treg pas disa muajsh me emrin “PSP Go”.

Ne nje interviste dhene per revisten “Qore”, Drejtori i marketingut ne kompanine Sony, John Koller shpjegon se rezolucioni i ekranit eshte 480×272 pixel, ndersa aparati peshon 108 gram. Ka nje memorie flash prej 16 gb dhe permban teknologjine Bluetooth/WiFi.

Sipas tij, kjo aparature do permbaje lojrat “Little Big Planet”, “Jak and Daxter”, “Big Tourism”, ndersa nga Konami ka huazuar “Metal Gear Solid”. Gjithashtu ne “PSP Go” mund te shkarkohen dhe degjohen filma e muzike.

 

Top Channel