Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Nese keni dhimbje kockash ne gjunje ka nje menyre per penguar demtimin e metejshem nga artriti: Mjafton te marresh rreze dielli edhe ne dimer.
Keshtu ka treguar nje studim i nje grupi kerkuesish te Universitetit te Tasmania, ishullit te madh australian, ku stina e ftohte eshte me e ashper se ne Evrope.
“Ekspozimi ne diell, ne qiell te hapur edhe pse me temperatura te uleta redukton rrezikun e artritit ne gjunje”, thote nje prej kerkuesve ne studimin e publikuar ne revisten “Arthritis & Rheumatism”, organ zyrtar i Kolegjin Amerikan te Rheumatology.
Studimi
Rreth 900 persona ne moshen 50-vjecare u vezhguan per te arritur ne kete konkluzion. Te gjithe personave iu be nje radiografi dhe nje rezonance manjetike ne gjunje. Me pas u pa perqindja e dhimbjes ne keto gjymtyre dhe u mat niveli i vitamines D qe rregullon kalciumin ne kocke. Pa ekspozimin e njeriut ne diell nuk mund te prodhohet kalcium ne trupin e njeriut.
900 personave iu kerkua qe te dilnin ne diell dhe pas tre vjetesh me pak se gjysma e tyre u kontrolluan dhe u vu re se perqindja e kalciumit ne trup ishte me e larte. Po ashtu ata thane se dhimbjet ne gjunje ishin reduktuar ndjeshem.
Top Channel