
Regjisori James Cameron rikthehet ne boten e kinemase 12 vjet pas filmit te sukseshshem “Titanic”.
Qe prej vitit 1997 ai ka realizuar vetem dokumentare por tashme vjen me nje projekt te madh te titulluar “Avatar”, nje film kolosal i fantashkences me nje buxhet prej 200 milione dollaresh dhe nje trupe prej 1 mije personash.
Ende nuk ka asnje imazh te filmit qe cilesohet si nje veper epike dhe e shumepritur. Ky film po prodhohet nga shtepia kinematografike 20th Century Fox dhe pritet te mberrije ne kinemate amerikane ne 18 dhjetor te ketij viti.
Pervec regjise, Cameron eshte edhe ideator i xhirimeve speciale 3 dimensionale. Deri tani jane pare vetem disa imazhe fotografike, ndersa pas rreth nje muaji do te dale edhe traileri.
Top Channel