Rama: Nje qeveri per njerezit

31/05/2009 15:25

Ne Vlore, per t’u takuar me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama, njerezit jane tubuar te amfiteatri i parkut “Aulona”. Nen tingujt e kolones zanore te fushates se tij, Edi Rama u kerkon vlonjateve ta votojne me 28 qershor si kryeminister.

Nje diskutim i personalizuar, por me propozime konkrete, qe tingellojne si masa sociale. Zoti Rama premton nje dyfishim te buxhetit per fshatin.

Pastaj, duke mbetur po ne fshat, ku rron rreth 65% e popullsise, ai premton edhe nje zhveshje nga taksat per tre vjet per cdo biznes te ri agrar, apo krijimin e nje ministrie te posacme per fshatin.

Ne premtimet e tij, zoti Rama rendit edhe nje sherbim shendetesor universal per te tere, pavaresisht kontributit te sigurimeve shendetesore, duke arsyetuar se shteti duhet te jete i te gjitheve.

Dhe ne fund, prek temen e preferuar te kundershtarit te tij politik, kryeministrit Berisha: levizjen e lire.

“Une nuk ju premtoj po angazhohem se me fitoren e 28 qershorit do te fitojme edhe lirine e levizjes per te hyre dhe te dale lirisht nga vendi yne ne mes te Evropes”, tha Rama.

Kreu i PS-se zotohet se nese vjen ne pushtet, ai do t’i jape nje kuptim shprehjes “qeveri nga populli dhe per popullin”.

“Nuk dua te behem kryeministri i Shqiperise per t’u ulur ne nje karrige, por dua te behem kryeminister i Shqiperise per t’ua sjelle qeverine tek ju per t’i dhene qeverise forcen e endrrave dhe shpresave per te ardhmen tuaj”, eshte shprehur Rama.

Dhe si per te forcuar kete diskutim, pas mitingut ai vijon ne kembe ne rruget e qytetit.

Si per te treguar se edhe ne Vlore, ai ndihet po aq rehat sa edhe ne rruget e kryeqytetit, ku qeveris prej tre mandatesh.

Top Channel