Qipro, konfirmohet rasti i pare me A/H1N1

31/05/2009 09:40

Virusi i derrave afrohet serish me vendin tone. Rasti i pare me virusin A/H1N1 eshte konfirmuar edhe ne ishullin e Qipros.

Lajmin e ka dhene nje radio greke, sipas se ciles, behet fjale per nje 39 vjecare me origjine moldave. Shtetasja ne fjale mendohet se e ka marre virusin ne SHBA, pasi ajo u kthye pak dite me pare pas nje vizite pertej Atlantikut.

Gjithashtu edhe ne Vietnam eshte evidentuar nje rast me gripin e derrave. Behet fjale per nje student 23 vjecar, i cili gjithashtu ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Lajmin e bejne te ditur burime mjekesore te vendit aziatik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA