“Programi elektoral” i biznesit

31/05/2009 15:45

Shoqatat e biznesit ne vend, ne prag fushate elektorale, i drejtohen partive politike me nje liste kerkesash ne ndihme te tyre. Dhoma amerikane e Tregtise dhe shoqata e Fasonit kerkojne pergjithesisht nga qeveria e re nderhyrje ne legjislacionin fiskal.

“Biznesi ka nje pritshmeri te madhe nga qeveria e ardhshme per te luftuar korrupsionin, per te pasur nje barazi me te madhe midis kompanive, ne taksa ne dogana. Te punohet me shume me sistemin e TVSH-se, te behet nje pune me vete per nxitjen e eksportit”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e Dhomes amerikane te Tregtise, Floreta Luli Faber.

“Pagesen minimale gjashte mujore per kohen sa te kaloje kriza, te hiqet paga e references, pagimin e punetoreve te rinj per nje periudhe gjashte mujore deri ne nje vjecare”, theksoi perfaqesuesi i Dhomes Tregtare te Prodhuesve dhe Eksportuesve te Veshjeve, Florian Zekja.

Ndersa shoqata e Hidrokarbureve dhe Konfindustria kerkojne nderhyrje ne treg per te garantuar konkurrencen dhe berjen e strategjive qe nxisin prodhimin vendas, e vecanerisht investimet private.

“Te ruhet strategjia e ritmeve te larta te investimeve ne infrastrukture, te vazhdohet te ruhet performanca e mire ne te hyrat publike dhe ne perqendrimin e shpenzimeve publike ne projekte te caktuara”, eshte shprehur kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku.

“Favorizimi i taksave per biznesmenet e huaj. Nese vjen nga nje shtet i huaj dhe investon ne Shqiperi, pas realizimit te fitim ky biznesmen e transferon kete fitim ketu dhe nuk e nxjerre jashte vendit. Duhet te kete zbatim te ligjit, te nje ligji te fuqishem ne cdo sektor krijon nje barazim ne konkurim”, deklaroi perfaqesuesi i shoqates se Hidrokarbureve, Ibrahim Aktoz.

Kohet e fundit per shkak te krizes financiare globale kerkesat per ndihme drejtuar qeverise nga ana e biznesit kane qene te shumta dhe te shpeshta. Por kane qene te pakta zgjidhjet qe jane dhene.

Perfaqesuesit e biznesit kerkojne nga partite politike te mos neglizhojne kerkesat e tyre dhe te kembengulin te behen pjese e vendimarrjes.

Top Channel