
Qeveria ne shtetin indian Maharashtra ka njoftuar se do t’u jape shtepi dy yjeve te vegjel, protagoniste ne fituesin e cmimit Oscar, “Slumdog Millionaire”.
Dy femijet e pastrehe 9 dhe 10 vjecare do te kene nga nje apartament. Dy dite me pare regjisori i filmit Danny Boyle tha se ishte blere shtepi per njerin prej tyre. Azharuddin Ismail dhe Rubina Ali humben shtepite e tyre kete muaj, pasi autoritete ne Mumbai shkaterruan pjese te lagjes se tyre te varfer. S
Sipas qeverise, eshte miratuar kalimi i femijeve ne dy apartamente, qe ata te kene nje jete dinjitoze, ndersa fqinjet e tyre te dikurshem nuk do te jene kaq fatlume.
“Slumdog Millionaire fitoi Oscar-in e mirenjohjes. Menduam se duke u dhene shtepi, ne nderojme femijet qe luajten ne kete film. Ky eshte nje veprim i mire nga qeveria”, tha nje zyrtar.
Top Channel