Susan Boyle, me e favorizuara ne “Britain’s Got Talent”

30/05/2009 12:10

Zbulimi britanik Susan Boyle, shihet si konkurentja me e favorizuar per te fituar konkursin muzikor, “Britain’s Got Talent”.

Boyle do te garoje mbremjen e sotme perkrah nente pjesemarresve te tjere, ndersa fituesi i konkursit te talenteve te reja do te performoje ne Royal Variety Show dhe do te marre nje cek prek 100 mije paund.

Gjysmefinalja e spektaklit qe u mbajt te henen, ishte episodi me i ndjekur ne Britani me 15,4 milione shikues, ndersa finalja pritet te mbertheje para ekraneve 20 milione telespektatore.

Organizatoret e spektaklit kane hedhur poshte disa zera se ajo mund te mos jete fituese, pasi nuk e perballon dot presionin, qe te shkakton fama. Piers Morgan tha se Boyle kishte luftuar shume per t’u perballur me vemendjen qe po i kushtohet dhe kishte menduar te hiqte dore nga konkurimi per shkak te kesaj vemendjeje.  

Top Channel