Sheiku arab blen keshtjellen e Carla Bruni-t

30/05/2009 11:00

Nje sheik nga Arabia Saudite ka blere keshtjellen ku zonja e pare e Frances, Carla Bruni, ka kaluar femijerine. “Castello di Castagneto Po” ndodhet 25 km larg Torinos.

Ajo u ble nga Al Waleed Al Saud, qe njihet si personi i 13-te me i pasur ne bote. Keshtjalla e familjes Bruni perbehet nga 40 dhoma dhe eshte shitur per 11,5 milione dollare. Ajo u ble nga i ati i saj, industrialist miliarder Alberto Bruni Tedeschi, ne vitin 1952.

Keshtjella daton ne vitin 1019, ndersa eshte demtuar dhe rikonstruktuar disa here gjate viteve. Ajo ka nje siperfaqe prej 1500 metra katroresh dhe nje kopsht magjepses.

Top Channel