Prifti i dashuruar kalon te protestantet

30/05/2009 08:40

U fotografua me nje zone nje plazhet e Miami-t duke shkembyer puthje me te dashuren e tij, megjithate prifti jo vetem qe nuk u spraps, por tani ka deklaruar se kerkon te martohet.

Eshte pezulluar nga sherbesat e tij ne Kishen Katolike dhe eshte “transferuar” ne Kishen Protestante.

“Kam pare me syte e mi, sa vellezer i sherbejne Zotit si burra te martuar dhe me bekimin e familjes se tyre”, thote At Alberto Cutie. Fotoja e priftit, pak kohe me pare solli nje debat te madh, nderkohe qe sipas sondazheve te fundit besimtare dhe eter po largohen nga Kisha Katolike amerikane.

Prifti karizmatik 40-vjecar, i njohur ndryshe si “At Oprah” eshte nje lider besimtaresh shume i njohur ne Miami fale transmetimeve te tij ne kanalin hispanik Telemundo dhe bestsellereve te tij, ku shkruan keshilla per martesat, tradhetite dhe marredheniet sentimentale ne pergjithesi.

Por fotoja e tij me kostum banjoje i shoqeruar nga nje brune dhe me pas nje video erotike ne plazh e priftit dhe gruas misterioze shkaktuan nje debat te forte.

Top Channel