Mberrin kostumi i banjes per nxirje totale

30/05/2009 14:00

Shume femra qe pelqejne te nxihen 100 perqind, tani nuk do te kene me nevoje te dalin ne plazh topless.

Nje firme e njohur e prodhimit te rrobave te banjes ka hedhur ne treg nje model, qe lejon kalimin ne trup te 80 perqind te rrezeve te diellit, edhe ne pjeset e mbuluara. Kiniki ka nxjerre ne shitje linjen Tan Through, qe perdor nje cope me vrima mikroskopike, qe te kujtojne nje rrjete metalike.

Kostumi i banjes rezulton transparent ndaj diellit, duke garantuar nxirje te njejte ne te gjithe trupin. Rrobat e banjes jane te disponueshme si per femra, edhe per meshkuj me nje cmim rreth 40 euro. Transol quhet materiali i ri qe eshte i pershkueshem nga drita, por jo nga syte kureshtare.

Megjithate, shoqata britanike kunder tumoreve ka shprehur dyshime, sepse trembet se nje mesazh i tille mund te jete i gabuar. Sipas tyre, keshillohet veshja e materialeve, qe mbrojne pjeset intime nga rrezet. E njejta kritike vjen edhe nga British Skin Foundation, sipas te cilit nje kostum banjoje qe lejon 80 perqind te rrezeve, mund te mos afroje asnje mbrojtje per lekuren.  

Por shpikja ka funksionuar shume mire duke pasur parasysh shitjet, ndersa linja eshte lancuar 4 jave me pare. Megjithate, prodhuesit keshillojne qe pushuesit te tregojne kujdes me ekspozimin e tepruar ne diell.

Top Channel