Kongresmeni amerikan pranon varesine nga alkooli

30/05/2009 10:20

Nje senator republikan eshte treguar i sinqerte me shtetasit e Oklahomas dhe ka pranuar se ka probleme me alkoolin.

John Sullivan ndodhet ne kliniken Betty Ford Clinic ne Kaliforni, ku po i nenshtrohet kurimit per varesine nga alkooli. Ne nje deklarate te zyres se tij thuhet se senatori nga Tusla do te mungoje per disa kohe ne Kongres.

“Vleresoj marredhenien time me shtetasit e Oklahomas, te cileve kam privilegjin t’u sherbej prej tete vjetesh. Doja te isha i hapur dhe i ndershem me ta ne kete situate te veshtire”, eshte shprehur senatori. “Familja ime po kalon nje periudhe jo te mire. Kerkoj te respektoni privatesine e saj dhe qe ne te jemi ne lutjet dhe mendimet tuaja. Me ndihmen e Zotit dhe force do ta kaloj kete moment te jetes”, thuhet ne deklarate.

Betty Ford Center, ka marre emrin e ish-zonjes se pare amerikane dhe eshte hapur ne 1982. Klinika eshte e specializuar ne trajtimet kunder varesise ndaj alkoolit dhe droges.

Top Channel