Kavarna, kryeqyteti rock i Ballkanit

30/05/2009 11:00

Nuk ka arritur ende qe t’i coje AC/DC ne Bullgari, megjithate mbetet nje kryetar bashkie, i cili luan mendsh pas kesaj rryme muzikore.

Popullariteti i “bashkiakut metalar”, Tsonko Tsonev 42 vjec eshte rritur. Ne qytetin Kavarna te Bullgarise reflektohet kudo preferenca e tij muzikore.

Kavarna sot ne Ballkan mbahet si kryeqyteti rock, fale koncerteve, festivaleve dhe inicitivave te ketij lloji qe Tsonev organizon.

Ndoshta eshte qyteti i vetem ku ne vend te reklamave, grafiteve ose parrullave te vjetra mund te shohesh postera gjigante te yjeve te muzikes rock.

“Sikur te kishte me shume iniciativa te tilla ne do te ndiheshim me mire. Une kam enderruar qe te shkoj neper koncerte te grupeve te medha dhe do te jem i lumtur kur ketu te vijne edhe AC/DC”, thote Kostantin, nje prej qytetareve te kesaj ane, i apasionuar muzikes metal dhe qe me pamjen e tij me bluze te zeze dhe me floke te gjate, te ben te kuptosh fare mire deshirat qe ka.

Ndersa Adela 19-vjecare, nje tjeter banore e qytetit vlereson iniciativen e bashkiakut Tsonev, i cili po e ben te famshme zonen dhe po sjell edhe rritjen e te ardhurve prej turizmit.

Ne fakt hotelet me te mira jane prenotuar per festivalin e metalit ne qershor.

Vete Tsonev nuk di te luaje ne asnje instrument, por eshte nje koleksionist i mire i autografeve te idhujve te tij qe mberrijne ne Kavarna per festivale.

Kete toke e kane shkelur miq si Manowar, Deep Purple, Motorhead, Blind Guardian, Scorpions dhe behet fjale vetem per nje qytet-qyteze me 12 mije banore.

“Po, eshte shume e veshtire qe te organizosh evenimente te tilla ketu, por me sponsoret e duhur dhe me pak reklame, ia kam dale”, shpjegon Tsonev.

Radhen kete vit e kane…Motley Crue.

Top Channel