Gjinushi e Milo, fushate ne Vlore

30/05/2009 20:30

Gjate turit elektoral ne Vlore, kreu i PSD-se, Skender Gjinushi i ka kerkuar banoreve te ketij rrethi voten per nje fitore 8 me 4 ne 28 qershor.

“Fitorja e Vlores duhet te jete jo 7-5 por 8-4. PSD do kete mandatin e vet ne Vlore”, tha Gjinushi.

Nderkohe, gjate takimeve ne fshatin Kote te rrethit te Vlores, kreu i PDS-se Paskal Milo ka deklaruar se, opozita eshte e bashkuar per te rrezuar qeverisjen e keqe te Berishes. “Demokracia Sociale si pjese e koalicionit te majte do jete e pranishme jo vetem fizikisht por me politika e reforma sociale konkrete”, u shpreh Milo.

Takime me elektoratin kane zhvilluar edhe Ben Blushi e Valentina Leskaj.

Top Channel