Studimi; kriza e vitit te shtate prek edhe miqesite

29/05/2009 09:25

Kriza e vitit te shtate nuk prek vetem ciftet. Nje sociolog holandez ka kryer nje studim, ne te cilin thuhet se te njejtin fat  pesojne edhe miqesite. Sipas Gerald Mollenhorst, ne cdo shtate vjet ne humbasim kontaktet me gjysmen e miqve tane.

Sociologu ben pyetje te tilla si; me ke dilnit me shpesh ne te shkuaret, cili ka qene miku me i besuar, ku jane sot njerezit qe keni vite pa i pare. Sociologet besojne se miqesite qe njeriu krijon gjate jetes jane te lidhura ngushte me zgjedhjet personale.

Por a eshte kjo e vertete? Gerald Mollenhorst eshte perpjekur te sqaroje se ne c’menyre rrethathat e takimit te personave ndikojne ne zgjatjen e nje miqesie. Ai ka kryer nje studim ne dy faza. Fillimisht ka intervistuar rreth 1 mije persona 15-65 vjec duke i pyetur se cilet ishin miqte e tyre me te mire, ata qe takonin me shpesh, ata me te cilet ndanin sekretet, hobet dhe ku i kishin takuar.

Pas shtate vitesh i ka ritakuar, duke u bere te njejtat pyetje e duke krahasuar intervistat. Vetem 48 perqind e miqesive te vjetra ishte ende pjese e jetes se te intervistuarve dhe vetem 30 perqind e dyte kishin te njejten rendesi si shtate vjet me pare. Numri i miqesive ishte mbajtur i qendrueshem, por edhe ishte pasuruar me njohje te reja.

 Edhe konteksti social sipas pergjigjeve, tregoi se kishte rendesi ne krijimin e lidhjeve, qofte miqesie siperfaqesore, ose raporte me te rendesishme. Pergjithesisht, miqte takohen ne ambiente ku kane edhe njohje te tjera, ndersa ne shkolle lindin 9 perqind e miqesive. Nuk eshte e thene qe miqesite e femijerise te zgjasin. Thelbesore ne mbajtjen e nje miqesie jane takimet e vazhdueshme.  

Top Channel