Pausini: Mina rikthehu ne skene

29/05/2009 09:25

Kengetarja e madhe Laura Pausini i ben apel mitit te muzikes italiane, Mina, qe te shfaqet ne skene dhe te marre pjese ne nje koncert bamiresie “Mike per Abuzzo-n”.

Deri tani kane konfirmuar pjesemarrjen e tyre 111 kengetare, po ende nuk ka ardhur pergjigjja pozitive nga Mina, nje dalje e te ciles do te shenonte nje rikthim te sajin ne skene.

“Sapo morem kete iniciative i cuam nje mesazh Mines: Duku! Por nuk donim te fyenim zgjidhjen e jetes se saj…Mina na shpjegoi edhe njehere perse ka vendosur te mos duket ne skene. Por na la te kuptojme qe ne nje fare menyre do te kontribuonte”, u shpreh Pausini.

Top Channel