Obama: Izraeli do pranoje zgjidhjen e dy shteteve

29/05/2009 08:40

Presidenti amerikan Barack Obama eshte shprehur me optimizem se Izraeli do te pranoje zgjidhjen e ekzistences se dy shteteve, pasi kjo do te ishte ne interesin e sigurise se tij.

Pas bisedimeve me presidentin palestinez Abas, Obama kerkoi serish nga Izraeli te ndale zgjerimin e vendbanimeve ne Bregun Perendimor, ndersa nga palestinezet te frenonin dhunen. Obama e beri te qarte se palestinezet duhet te permbushnin angazhimet e tyre, perfshire edhe dhenien fund te dhunes kunder Izraelit.

Shefi i Shtepise se Bardhe tha se ishte e rendesishme per te gjitha vendet, por vecanerisht per shtetet arabe, qe te mbeshtesin zgjidhjen e dy shteteve. “Jam i bindur se do te ecim perpara, nese te gjitha palet bien dakord te plotesojne detyrimet e tyre”, tha Obama. Ai e cilesoi Izraelin nje aleat te fuqishem te SHBA-se, por ai duhet te beje kompromiset e nevojshme per progresin per paqen.

Top Channel