Nena gjen ne Facebook djalin e humbur prej 27 vjetesh

29/05/2009 13:35

Nje nene angleze eshte bashkuar me te birin pas 27 vjetesh, fale Facebook-ut.

Ka qene motra e gruas qe e ka njohur nipin ne nje foto ne faqen sociale, ndersa per te e ema mendonte se ia kishin rrembyer. Avril Grube, 62 vjec, tregoi se i kishte shkeputur lidhjet me te birin qe prej vitit 1982, kur ishte ndare me bashkeshortin hungarez. Ajo kishte fituar kujdestarine e femijes, por i ati kishte te drejte ta vizitonte. Ne njeren prej vizitave ai e kishte marre me vete dhe nuk e kishte kthyer me.

Ndonese gruaja ishte perpjekur te vendoste kontakte me te shoqin per te cilin mendonte se e kishte cuar femijen ne Hungari, nuk ia kishte arritur qellimit, ndersa i shoqi kishte vdekur ne vitin 2006.  

Pak kohe me pare e motra e gruas kerkoi emrin e nipit ne Facebook dhe u habit kur zbuloi vendlindjen dhe emrin e nenes se tij. Me pas nisi komunukimi me e-maile. Mesohet se djali tani eshte 30 vjec, eshte i martuar me femije dhe prej pese vitesh ishte vene ne kerkim te nenes.

Top Channel