Blerja e “OPEL”, “Magna” favorit

29/05/2009 19:00

Prodhuesi i pjeseve te makinave kanadezo-austriak, “Magna International” konsiderohet favorit ne marreveshjen me “General Motors” per shpetimin e “OPEL”-it.

Kjo gare duket se ka nxjerre jashte loje “FIAT”-in dhe drejtuesit e tij thane se kjo i ngjan me shume nje telenovele braziliane.

Ata refuzuan te merrnin pjese ne bisedimet me qeverine gjermane, duke e cilesuar qendrimin e Berlinit te paarsyeshem.

Marreveshja duhet te marre miratimin e qeverise gjermane, e cila do te garantoje fondet per pronarin e ri. “General Motors Europe” eshte aktualisht pronari i “OPEL”-it dhe “Vaux Holl”-it.

Nderkohe, ne Berlin vazhdon takimi ne prani te kancelares Angela Merkel per te vendosur nese do te miratohet marreveshja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA